udhëtimi i pamëshirë - nitter lyrics
[verse 1]
jeta doket e padrejte, e njejt per krejt nuk vlen
kur bon çmos me ndryshu fatin, e verteta thjesht dhem
shpinen t’a kthen nuk t’len me buzeqesh – kur menon n’moment
mllefi largohet me lote qe shpirti p’i dhimtes i bjen
shum qellime n’pak kryqe t’jetes qojn te i njejti vend
kurgjo ma pak se rutine – per çdo dite t’re qe vjen
nese n’kete bote jem udhtar – sdu me nejt as 1 moment
nese rrugt i kem t’caktume du me ndrru destinacionin tem
po valt e jetes bartin n’cepe t’ndryshme qe s’i njeh
ku ndjen mungesen e atyne qe bashk jetove deri dje
e kur menon qe i sheh, i prek, e afer i ki
veq kujtimet jon me ty, e t’bojn me jetu n’histori
gjithçka tretet n’pafundsi, edhe jeta e ka 1 fund t’njejt
dikur humb edhe deshira, andrrat m’i bo realitet
dikur i mson gabimet, ama ateher je vet
po gabimet jon per njerzt, asnjo prej nesh nuk o i shenjt
[refrainx2]
duhet shume m’u mundu qe me pas veq pak
a o jeta e pamshire apo njeri i pafat?
duhesh tonat m’i provu, vetes mos m’i hi n’hak
nese sot nuk gjen zgjidhje, neser vjen vet n’fakt
[verse 2]
shpesh bijm ndesh me kohen, qe ik e rrudhat shtohen
problemet si pluma n’ty, çdo sekond ma shume th-llohen
e mson kuptimin e jetes kur mrapa met me oren
nuk shijon moment t’qetesise, deri sa t’bohesh njo me gropen
s’e kupton as t’sotmen, nese t’djeshmen s’e gjurmon
nuk ka shpresa permiresimi, se e kalumja reprizon
je armik me veten-çdo njoni si njolle t’menjanon
kur sje n’hap t’njejt me to – edhe koha t’injoron
ni buzqeshje, moment t’mire, as lumturine mo s’e ndjen
kur je n’shoqni me lotin, zemra ska per kon me rreh
si viti pa pranvere – je si zogu pa fole
si lulja mes dimrit – ndihesh ma i vyshkt se ai ner dhe
po prap vdekja o sherim i plagve qe jeta i hap
edhe pse vdekja osht plag, e vet jeta dhimbje qe zgjat
kur fundi osht afer, para se gjithçka t’jete vone
e hap 1 faqe t’re, ose e mbyll librin pergjithmone
Random Song Lyrics :
- υπάρχει λόγος (iparhi logos) - helena paparizou lyrics
- across the universe - the yellow subs lyrics
- take a picture - lloyd banks lyrics
- non son fada - s.e.s. lyrics
- hell fire - primrose ripper lyrics
- verdier - gino bless lyrics
- deep end - supa bwe lyrics
- ti amero' (te amarè) - miguel bosé lyrics
- intro - gris lyrics
- hold on - gq (gallest) lyrics