
ankth - kanita lyrics
ankth i gjatë, një ëndërr për çdo natë,
sa hap sytë një tonelatë, me brenga pa afat më peshojnë,
kalëroj buzë det-t plot me shpresë,
vazhdoj e nuk përtoj, nuk di a ka ndalesë, të pushoj
e dua një moment, e dua një qëllim,
un’ dua të arrij si një feniks
të ngrihem, fluturoj, nga hiri të shkëlqej,
mjerimin ta sfidoj pa u tremb
un’ dua të fitoj, un’ dua të shënoj,
derisa fryma të më mbajë
un’ dua të fitoj, un’ dua të garoj,
pa asnjë frikë, si një feniks
një iluzion më shfaqet, nuk ndalon,
çdo ditë mua më mallkon, nuk di si e duroj më mban si peng
nuk e mbaj, më vjen që ta luftoj,
ta mbys e ta shfaros, në grimca ta copëtoj e ta frymoj
e dua një moment, e dua një qëllim,
un’ dua të arrij si një feniks
të ngrihem, fluturoj, nga hiri të shkëlqej,
mjerimin ta sfidoj pa u tremb
un’ dua të fitoj, un’ dua të shënoj,
derisa fryma të më mbajë
un’ dua të fitoj, un’ dua të garoj,
pa asnjë frikë, si një feniks
si një feniks
e dua një moment, e dua një qëllim,
un’ dua të arrij si një feniks
të ngrihem, fluturoj, nga hiri të shkëlqej,
mjerimin ta sfidoj pa u tremb
un’ dua të fitoj, un’ dua të shënoj,
derisa fryma të më mbajë
un’ dua të fitoj, un’ dua të garoj,
pa asnjë frikë, si një feniks
Random Song Lyrics :
- luscious locks - pyrex pirates lyrics
- all over - french montana lyrics
- murmullo de tus manos - antonio vega talles lyrics
- premier de la file - take a mic lyrics
- todo por la causa (remix) - 70cl lyrics
- se me olvidó otra vez (unplugged) - maná lyrics
- interlude - lil yachty lyrics
- fuck dice iray - the sus boyz lyrics
- dark dreams - eric kxng lyrics
- the second comin' - swami netero lyrics