lirikcinta.com
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

të dua - g-bani lyrics

Loading...

[teksti i “të dua” ft. crazy girl]

[intro: g*bani, crazy girl]
mirëmbrëma! mirëmbrëma
s’po më merrte gjumi. as mua
vapa? jo, ëndërrat
të bukura? të pa arritshme…
ti je…? crazy girl. dhe ti?
g*bani. aah…

[verse 1: g*bani]
dëgjo si ësht’ puna si goca dhe çuna
mësuan për mua sa shumë që të dua
kështu që thashë, në plazh kur të pashë
tek luaje me detin të hap muhabetin
ndaj tu afrova dhe të respektova
fola më degjove fole të dëgjova
s’ish e vështirë por me ty aq i mirë
u tregova, të lutem më ler që të futem
në zemrën edhe në mendjen tënde
në shpresat edhe dëshirat e tua
këto mendoja ndër sa vështroja
plot me ëndrra ato dy sytë e tua
por s’ më kuptove, nuk më kuptove
nga pasiguria se si pushtohem
dua të ta them por pendohem
se si ma bën zemra kur të afrohem

[chorus: crazy girl]
si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
ul kokën posht se s’dua të lëndohem
kur më sheh me ata sytë e tua
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
kthej kokën sepse s’dua të kuptohem
vetëm unë e di sa të dua

[verse 2: g*bani]
unë zemër dhe vetëm unë
e di se si e prita takimin
shumë zemër, s’e din sa shumë
mendimet që të qetë nuk më linin
unë zemër, dhe vetëm unë
kisha në mëndje që ta marr guximin
shumë zemër, s’e din sa shumë
me një puthje ta mbaroja kërcimin
pastaj ti u duke në bregun e detit
se si më rrahu zemra kur të shikova
veç një dëshirë të të kem ëndërrova
mendime dhe plane të gjitha i harrova
si. e vendosa ashtu dhe veprova
ty të tregova për ndjenjat e mia
por përshpërite sapo mbarova
nuk don shumë fjalë zemër dashuria

[chorus: crazy girl]
si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
ul kokën posht se s’dua të lëndohem
kur më sheh me ata sytë e tua
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
kthej kokën sepse s’dua të kuptohem
vetëm unë e di sa të dua

[pre*chorus: g*bani & crazy girl]
afrohem, bllokohem, lëndohem, kuptohem
afrohem, bllokohem, lëndohem, të dua

[chorus: crazy girl]
si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
ul kokën posht se s’dua të lëndohem
kur më sheh me ata sytë e tua
se si ma bën zemra kur të afrohem
si ma bën e s’e di pse bllokohem
kthej kokën sepse s’dua të kuptohem
vetëm unë e di sa të dua

Random Song Lyrics :

Popular

Loading...