lirikcinta.com
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

të lumtur jetuan përgjithmonë - erooo lyrics

Loading...

naten e errët në qetësi
shëtisim unë dhe ti
lart në qiell në fshehtësi
edhe yjet na kanë zili

zemra jote mu bë shtëpi
sytë e tu m’bënë magji
besoj më fort në perëndi
se ti je një mrekulli

sikur të kem krahë të fluturoj
asgjë s’kam ç’të kërkoj
e nga toka ulem të mendoj
je i vetmi person që ëndërroj

për ty këngës sonte ia filloj
e kurrë s’do e përfundoj
në vargjet e pafund do tregoj
se sa shumë të dashuroj

as bota mua s’më mjafton
kur përballë saj ti qëndron
s’ka asgjë që e krahason
këtë ndjenjë që kaq shumë peshon
natën po shëtisim për qejfin tonë
tik*takun e orës e dëgjon
e vetmja mënyrë si kjo histori ndalon
është: “të lumtur jetuan përgjithmonë.”

sikur të kem krahë të fluturoj
asgjë s’kam ç’të kërkoj
e nga toka ulem të mendoj
je i vetmi pеrson që ëndërroj

për ty këngës sonte ia filloj
e kurrë s’do e përfundoj
në vargjet е pafund do tregoj
se sa shumë të dashuroj

shumë të dashuroj…

Random Song Lyrics :

Popular

Loading...