![lirikcinta.com](https://www.lirikcinta.com/statik/logonew.png)
sytë e mi shohin ngjyra - erooo lyrics
#verse
ngrohtësia e dashurisë
mbështjell trupin e urítur
një dorë po shëron plagë të infektúara
një dritë zbret nga qielli
e ndriçon shpirtin e braktísúr
më në fund e dua veten
pas qindra netëve të harrúara
#chorus
sytë e mi shohin ngjyra
pas viteve bardh e zi
era e freskët më hap mushkëritë
të thara në vetmi
një perëndim i qetë
s’kam frikë natën të kaloj
heshtjen po e shijoj
vetëm me ty
larg njerëzve po qëndroj
#verse
ndjenjat pushtojnë shpirtin tim
por jo ato që dikur njihja
as dhimbje, as urrejtje
as faj, as pendesë
a është kjo paqe e plotë
ndjesí e re që tani po e kuptoja
u bëre ëndrra më e bukur
në sytë е mi ti moj princeshë
#chorus
sytë e mi shohin ngjyra
pas vitevе bardh e zi
era e freskët më hap mushkëritë
të thara në vetmi
një perëndim i qetë
s’kam frikë natën të kaloj
heshtjen po e shijoj
vetëm me ty
larg njerëzve po qëndroj
#verse
për herë të parë
kjo jetë mizore po më shijon si mjaltë
kjo dritë e jotja më mban fort
si të jem mbi një qilim të artë
nëse kjo është paqe
atëherë jetën po e shoh me tjetër sy
ah të jetoj një ëndërr të përjetshme
vetëm bashkë me tyyyyyyy
#chorus
sytë e mi shohin ngjyra
pas viteve bardh e zi
era e freskët më hap mushkëritë
të thara në vetmi
një perëndim i qetë
s’kam frikë natën të kaloj
heshtjen po e shijoj
vetëm me ty
larg njerëzve po qëndroj
Random Song Lyrics :
- inception - mr bigz lyrics
- rko - paul bekk lyrics
- dont stop getit getit - dash d cadet (cold flamez) lyrics
- crazy about you - deus lyrics
- crac - el doctor lyrics
- vask dine hænder (svin!) - jøden lyrics
- vandrer - bad spit lyrics
- remember - cza kalu lyrics
- 4x4 - bourbon boys lyrics
- let me be great - t.a.n.r. lyrics