e urrej shiun - elita 5 lyrics
[teksti i “e urrej shiun”]
[verse 1]
në kitarë teli i këputur
ndali këngën më të bukur
por s’e ndali
shiun në këtë qytet
ku je buza e paputhur
dashuria ime e humbur
në mes të rrugës
unë po lagem vetë
[pre-chorus]
i harruar si një letër e djegur
në këtë rrugë pa adresë kam mbetur
[chorus]
e urrej shiun kur bie
se njëherë ma fiku një zjarr
një zjarr dashurie
i urrej lotët e mi
dhe pse ngjajnë me shiun
që më ndau nga ti
[verse 2]
dashuria ish dikur
mbet kornizë pa pikturë
që askund nuk e shoh në mur
[pre-chorus]
i harruar si një letër e djegur
në këtë rrugë pa adresë kam mbetur
[chorus]
e urrej shiun kur bie
se njëherë ma fiku një zjarr
një zjarr dashurie
i urrej lotët e mi
dhe pse ngjajnë me shiun
që më ndau nga ti
e urrej shiun kur bie
se njëherë ma fiku një zjarr
një zjarr dashurie
i urrej lotët e mi
dhe pse ngjajnë me shiun
që më ndau nga ti
[outro]
ti ndoshta ishe një rrufe
që erdhe shpejt (shpejt)
dhe kur shkove, nuk e dita, as e di
por këngën edhe shpresën
i le të treten nëpër shi (uuuhh)
Random Song Lyrics :
- sleeping in the rain - nova moura lyrics
- the year - charlee mac lyrics
- gentle on my mind - wally whyton lyrics
- mi estrella - mr. blacky el dj lyrics
- shine baby shine - cj lil trife lyrics
- recognize it - latanya alberto lyrics
- in da city - lito the plug lyrics
- primordial - aristeia lyrics
- how about you - lee aram lyrics
- fire - ghost fossils lyrics