nuk je vetem - alban skenderaj lyrics
mbylli sytë një moment dhe dëgjoje zemrën
mos u ndal të mendosh për asnjë sekondë
dhe asaj që po ndjen mos i jep një emër
si të jetë ditë e fundit që po jeton
harro çfarë mund të bëhej dje
të nesërmen mos e mendo
fali shpirt-t pak qetësi
vlerëso më shumë atë që ke
kujto më pak atë që do
jepi zemrës një mundësi
lëre sonte të rrahi si do
dhe gabo kur ajo thotë gabo
me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
thuaj po kur ajo të thotë po
thuaj jo kur ajo të thotë jo
me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
më beso cdo pengesë është në mendjen tënde
shiko përtej asaj që shohin sytë e tu
eja sot vec asaj ti kushtojmë vëmendje
eja shkojmë dhe veç trupin e lëmë ketu
harro çfarë mund të bëhej dje
të nesërmen mos e mendo
fali shpirt-t pak qetësi
vlerëso më shumë atë që ke
kujto më pak atë që do
jepi zemrës një mundësi
lëre sonte të rrahi si do
dhe gabo kur ajo thotë gabo
me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
thuaj po kur ajo të thotë po
thuaj jo kur ajo të thotë jo
me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm
një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë
një gotë nëse thyet, nuk ngjitet më dot
një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë
një etje e tepërt, dhe mbushet me lotë
ndaj një puthje ndaj një përqafim
një mëngjes apo një perëndim
jetoje me zemër, jetoje me zemër
sepse gjithcka e vogël në jetë
është një gur që ka vendin e vet
jetoje me zemër, jetoje me zemër
Random Song Lyrics :
- mirage - kent lyrics
- le jour s'est levé - yannick noah lyrics
- lift flow - beteo lyrics
- dusty boards - themba ntaka lyrics
- giddy up - le1f lyrics
- moon space - da-pranik lyrics
- i will be free (freestyle) - andra semesta lyrics
- khali balak | خلي بالك ft. boy vape - marwan pablo lyrics
- si tu no estas - bouns lyrics
- light over darkness - dontsina lyrics